Gjendet pa shenja jete një person në Han të Elezit, rasti po hetohet

Gjendet pa shenja jete një person në Han të Elezit, rasti po hetohet

Kronika August 12, 2026 - 10:13

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së martës në Han të Elezit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar mbrëmjen e së martës, rreth orës 20:45.

Viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete nga një dëshmitar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim mjekoligjor.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. /Zëri