Përleshje mes gjashtë personave në Ferizaj - njëri dërgohet në QKUK, pesë të dyshuar në mbajtje
Një përleshje mes gjashtë personave ka ndodhur në Ferizaj pas një mosmarrëveshjeje, ndërsa rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 11 gusht, rreth orës 00:10. Në përleshje dyshohet se janë përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj, transmeton Zeri.info.
Tre nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa njëri prej tyre, për shkak të gjendjes shëndetësore, është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një kaçavidë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë incidentit.
Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje. Ndërkaq, personi që ndodhet në QKUK nuk është intervistuar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Rasti është duke u hetuar. /Zëri