Pesë shtetas të huaj shoqërohen në Polici, dyshohet se qëndronin në mënyrë të parregullt në një objekt banesor
Foto: Laura Hasani

Pesë shtetas të huaj shoqërohen në Polici, dyshohet se qëndronin në mënyrë të parregullt në një objekt banesor

Kronika August 08, 2026 - 13:05

Policia në Ferizaj ka pranuar një informatë lidhur me disa persona që dyshohej se po qëndronin në mënyrë të parregullt në një objekt banesor.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:30, në Ferizaj, raporton Zeri.info.

"Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor pesë persona. Në bazë të verifikimeve fillestare, bëhet fjalë për katër shtetas të Qipros dhe një shtetas të Pakistanit. Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, e cila do të ndërmarrë procedurat e mëtejshme sipas kompetencave", thuhet në njofitmin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Me datën 08.08.026, rreth orës 10:30, policia në Ferizaj ka pranuar një informatë lidhur me disa persona që dyshohej se po qëndronin në mënyrë të parregullt në një objekt banesor.

Pas pranimit të informatës, njësitet policore reaguese kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj pesë persona.

Sipas verifikimeve fillestare, bëhet fjalë për katër shtetas të Qipros dhe një shtetas të Pakistanit:

- A.A., 22 vjeç, shtetas i Qipros

- S.M., 28 vjeç, shtetas i Qipros

- S.SH., 20 vjeç, shtetas i Qipros

- A.R., 26 vjeç, shtetas i Qirpos 

- M.S., 28 vjeç, shtetas i Pakistan

Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, e cila do të ndërmarrë procedurat e mëtejshme hetimore. /Zëri