Zjarri përfshin një objekt në Klinë, digjen traktorë dhe rreth një ton miell
Foto: Laura Hasani

Zjarri përfshin një objekt në Klinë, digjen traktorë dhe rreth një ton miell

Kronika August 08, 2026 - 09:42

Një objekt në Klinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së premtes, në rrethana ende të panjohura.

Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 10:40, në Klinë, raporton Zeri.info. 

"Klinë 07.08.2026, 10:40. Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një objekt në të cilin ishin të vendosura automjete bujqësore (traktor) disa pajisje tjera bujqësore dhe ushqimi i kafshëve, kompletë shtëpiza (kuzhinë verore), si dhe rreth 1000 kg miell. Rasti nën hetime", thuhet në njofitmin e PK-së. /Zëri