Dy sulme ndaj policëve në Vushtrri dhe Skenderaj, tre zyrtarë të lënduar
Foto: Laura Hasani

Dy sulme ndaj policëve në Vushtrri dhe Skenderaj, tre zyrtarë të lënduar

Kronika August 08, 2026 - 09:51

Dy raste të sulmit ndaj zyrtarëve policorë janë raportuar të premten në Vushtrri dhe Skenderaj.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se në Vushtrri, rreth orës 17:05, një i dyshuar ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë gjatë arrestimit, raporton Zeri.info.

"Dy policë kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit", thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Skenderaj, rreth orës 20:00, një person ka refuzuar t’i respektojë urdhrat e policëve dhe më pas i ka sulmuar fizikisht ata.

"Si pasojë, një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari në Skenderaj është dërguar në mbajtje", thuhet në njofitmin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Vushtrri 07.08.2026-17:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti gjatë arrestimit ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë. Dy zyrtar policorë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Skenderaj, 07.08.2026-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë si dhe ka sulmuar fizikisht ata. Një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri