Vidhet një pllakë përkujtimore në Rahovec, Policia nis hetimet
Kronika
July 28, 2026 - 09:29
Një pllakë përkujtimore dyshohet se është vjedhur nga persona të panjohur në Rahovec.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është evidentuar më 27 korrik 2026, kur një njësi policore gjatë patrullimit ka vërejtur mungesën e pllakës përkujtimore.
Policia bën të ditur se dyshohet se pllakën e kanë vjedhur persona të panjohur, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore. /Zëri