Vdes motoçiklisti pas përplasjes me një kamion në Istog

Vdes motoçiklisti pas përplasjes me një kamion në Istog

Kronika July 27, 2026 - 13:29

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Veriq të Istogut, ku një motoçiklist ka humbur jetën pas përplasjes me një kamion.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:17.

“Me datë 27.07.2026, rreth orës 12:17, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Veriq-Istog. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një motoçikletë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe autoambulanca, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi, motoçiklistit”, ka deklaruar Gashi për Telegrafin.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Me urdhër të organeve kompetente, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedurat e parapara, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.