Gjenden mbetje mortore në Malishevë, dyshohet se janë të Halim Sopajt
Janë gjetur mbetjet mortore të Halim Sopajt në një zonë malore afër fshatit Shkozë të Malishevës.
Sopaj ishte deklaruar i zhdukur që nga 5 tetori i vitit të kaluar, raporton Zeri.info.
“Më datë 23 korrik 2026, në një zonë malore afër fshatit Shkozë - Malishevë janë gjetur disa mbetje mortore, të cilat u dyshua që janë të personit H.S (mashkull, i moshës madhore) që ishte raportuar i zhdukur nga data 5 tetor 2025, rast ky për të cilin Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, ka zhvilluar operacione të njëpasnjëshme kërkim-shpëtimi, mirëpo pa rezultat në lokalizimin e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Gjinden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë
Malishevë, 27 korrik 2026
Më datë 23 korrik 2026, në një zonë malore afër fshatit Shkozë - Malishevë janë gjetur disa mbetje mortore, të cilat u dyshua që janë të personit H.S. (mashkull, i moshës madhore) që ishte raportuar i zhdukur nga data 5 tetor 2025, rast ky për të cilin Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, ka zhvilluar operacione të njëpasnjëshme kërkim-shpëtimi, mirëpo pa rezultat në lokalizimin e tij.
Mbetjet mortore të viktimës u dërguan për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për analizat përkatëse dhe sot jemi njoftuar zyrtarisht se ekzaminimi ka përfunduar dhe pas konsultimin me prokurorin e Shtetit, mbetjet mortore u janë dorëzuar familjarëve. /Zëri