Arrestohen në Zubin Potok dy persona të dyshuar për krime lufte, dyshohet se vranë 23 civilë shqiptarë në vitin 1999
Kronika
July 28, 2026 - 09:27
Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer në Zubin Potok, ndërsa të dyshuarit janë shtetas të Kosovës, transmeton Zeri.info.
Policia njofton se dyshohet që gjatë vitit 1999 ata kanë kryer krime ndaj popullatës civile shqiptare, ku si pasojë janë vrarë 23 civilë.
“Si rezultat i veprimeve policore, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi dyshohet se gjatë luftës në vitin 1999 kanë kryer krime ndaj popullatës civile, ku janë vrarë 23 civilë shqiptarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Zëri