Prangoset një person në Vushtrri, pengoi policët në kryerje të detyrës
Kronika
July 25, 2026 - 12:49
Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë, pasi dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur më 24 korrik 2026, rreth orës 17:33, në rrugën nacionale Prishtinë–Mitrovicë.
'I dyshuari ishte ndaluar fillimisht për një kundërvajtje në komunikacion, por gjatë veprimeve policore ai dyshohet se ka penguar zyrtarët në ushtrimin e detyrës së tyre.Pas arrestimit dhe intervistimit, në konsultim me prokurorin kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim. /Zëri