Katër persona kapen duke hyrë ilegalisht në Kosovë - dy nga Maqedonia e Veriut, dy nga Serbia
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër persona janë kapur duke hyrë ilegalisht në Kosovë.
Sipas njoftimi të PK-së, dy janë nga Maqedonia e Veriut, ndërkaq dy nga Serbia.
Njoftmi i plotë:
Hani i Elezit 24.07.2026 – 16:30. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarën e mitur femër shtetase e Maqedonisë së Veriut e cila në mënyrë ilegale këmbë nga fshati Bllacë i RMV-së ka hyrë në territorin e Kosovës - Hani i Elezit.
Hani i Elezit 24.07.2026 – 16:45. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin e mitur mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili në mënyrë ilegale këmbë nga fshati Bllacë i RMV-së ka hyrë në territorin e Kosovës - Hani i Elezit. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Stublinë, Dobërqan 24.07.2026 – 10:10. Policia ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë, gjatë kontrollimit të dokumentacionit është kuptuar që e dyshuara vozitësja e veturës femër shtetase e Serbisë së bashku me pasagjeren femër shtetase e Serbisë me veturë përmes rrugëve dytësore, jashtë vendkalimit kufitar, në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejtë para gjykatës.