Ekstradohet nga Kroacia shtetasi kosovar i kërkuar me letër-rreshtim nga institucionet e drejtësisë së Kosovës
Kronika
July 25, 2026 - 10:08
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar ekstradimin nga Kroacia në Kosovë të shtetasit kosovar A.G., i cili ishte i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kroate, pasi ndaj tij ishte lëshuar një kërkesë ndërkombëtare nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për shkak se dyshohet se i ishte shmangur përballjes me drejtësinë.
Ekstradimi është realizuar më 25 korrik 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.