Aksident me fatalitet në Vragoli, humb jetën një këmbësor nga Shqipëria
Kronika
July 25, 2026 - 09:41
Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se, rreth orës 03:00, në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, një drejtues i një veture, shtetas i Kosovës, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, shtetas të Shqipërisë.
Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjeku.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Zëri