Theret me thikë pas një mosmarrëveshjeje në trafik në Drenas, i dyshuari në arrati
Kronika
July 04, 2026 - 09:56
Të premten një person theret me thikë nga një tjetër i cili është ende është në arrati.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15 në rrugën “Ilaz Kodra”, në Drenas.
Theret me thikë një person në Drenas, dërgohet për trajtim mjekësor
Siç thuhet në raport policia po heton rastin i cili është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
“Rr. Ilaz Kodra, Drenas 03.07.2026-11:15. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor QKUK-së, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.