40-vjeçarja humb jetën në Kosovë pasi erdhi nga diaspora për pushime, familja kërkon obduksion
Foto: Laura Hasani

40-vjeçarja humb jetën në Kosovë pasi erdhi nga diaspora për pushime, familja kërkon obduksion

Kronika July 02, 2026 - 14:58

Gruaja vdiq në shtëpinë e bashkëshortit në Mitrovicë, ndërsa prindërit kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes.

Një grua rreth 40-vjeçare, e cila kishte ardhur nga diaspora për të qëndruar në Kosovë, ka humbur jetën në Mitrovicë në rrethana që po hetohen nga autoritetet.

Sipas informacioneve të para, ajo ka vdekur në shtëpinë e bashkëshortit të saj. Më pas është transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen.

Familjarët e saj, nëna dhe babai, kanë kërkuar që trupit të së ndjerës t’i nënshtrohet obduksionit, duke theksuar se ajo kishte ardhur nga mërgata në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të rastit pas përfundimit të ekzaminimeve mjekoligjore dhe hetimeve përkatëse. /albinfo.ch