Katër protestues mbeten në qeli, do të dalin para gjykatës për masën e sigurisë

Katër protestues mbeten në qeli, do të dalin para gjykatës për masën e sigurisë

Kronika July 02, 2026 - 16:38

Katër nga 18 protestuesit e ndaluar gjatë tensioneve të shënuara në protestën e zhvilluar paraditen e sotme para Kuvendit, do të vazhdojnë të qëndrojnë në qeli.

Siç raporton Top Channel bëhet fjalë për protestuesit që u kapën në flagrancë duke shkatërruar makinën e policisë.

Brenda 72 orësh ata pritet të dalin para Gjykatës së Tiranës, ku do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë.

Sipas informacioneve paraprake, katër të ndaluarit akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Në total, policia ka shoqëruar dhe ndaluar 18 persona pas incidenteve që shoqëruan protestën para Kuvendit, ku mbetën të plagosur 9 efektive të policisë dhe u lënduan 5 protestues./TCh