Tri pistoleta të fshehura gjenden në një autobus në Hungari, arrestohet një person në Prishtinë
Foto: Ilustrim / Laura Hasani

Tri pistoleta të fshehura gjenden në një autobus në Hungari, arrestohet një person në Prishtinë

Kronika July 04, 2026 - 09:52

Një person ka rapotuar më 01.07.2026 në autobusin e tij të ndaluar në Hungari janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të fshehura.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar në Prishtinë.

Tutje siç thuhet në raporti më 03.07.2026 është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e tij, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se me 01.07.2026 në autobusin e tij të ndaluar në Hungari, janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të fshehura. Me 03.07.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e tij, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.