Policia arreston një person në Junik, i sekuestrohen arma me municion
Një person është arrestuar në Junik nën dyshimin për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se Stacioni Policor në Junik ishte njoftuar më 23.06.2026 për një person të dyshuar se posedonte armë pa leje përkatëse, raporton Zeri.info.
"Policia ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, më 24.06.2026 është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Junik|, thuhet në njofitm.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë sekuestruar: një pistoletë, një karikator dhe 13 fishekë.
"I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri