Prangoset në Prizren i dënuari me një vit burgim
Foto: Laura Hasani

Prangoset në Prizren i dënuari me një vit burgim

Kronika June 24, 2026 - 18:03

Policët e Stacionit të Prizrenit kanë arrestuar një person i cili gjendej në kërkim dhe i dënuar me 1 vit burgim.

Arrestimi i tij është bërë të mërkurën pasi është arritur të lokalizohet vendndodhja e tij.

“I arrestuari është dënuar për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188, i KPRK-së. I arrestuari R.G. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.