Vdes një grua në Fushë-Kosovë, Policia nis hetimet
Foto: Zëri / Ilustrim

Vdes një grua në Fushë-Kosovë, Policia nis hetimet

Kronika June 23, 2026 - 10:00

Mëngjesin e së hënës një grua ka vdekur në Fushë-Kosovë, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar, përderisa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se janë duke u bërë hetime mbi këtë vdekje.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Hetim mbi vdekjen

Fushë-Kosovë / 22.06.2026 – 10:35. Nga një dëshmitar mashkull kosovar është raportuar për një viktimë femër kosovare pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri