Aksident i rëndë në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë, dyshohet për një të vdekur
Kronika
June 21, 2026 - 01:02
Sonte pasmesnate ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në magjistralen Vushtrri - Mitrovicë, ku sipas raportimeve, një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.
Rrethanat se si ka ndodhur aksidenti ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente, të cilat po merren me rastin.
Vdekja e viktimës ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet kompetente, ndërsa pritet që Policia e Kosovës të japë më shumë detaje lidhur me këtë rast tragjik.