Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës
Foto: Laura Hasani

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës

Kronika June 20, 2026 - 19:58

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur paraditen e sotme në fshatin Ozdrim të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova, tha se në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

“Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, tha Rugova. /Zëri