Policia jep detaje për të shtënat me armë në Prishtinë, i dyshuari i plagosur po trajtohet në QKUK

Policia jep detaje për të shtënat me armë në Prishtinë, i dyshuari i plagosur po trajtohet në QKUK

Kronika June 19, 2026 - 09:33

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmë në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi.

Sipas raportit të Policisë, dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime pas një sulmi të kryer nga një i dyshuar mashkull kosovar.

Pas intervenimit të njësive relevante policore, i dyshuari është lokalizuar dhe është gjetur me një plagë në këmbë. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po qëndron nën mbikëqyrje të Policisë së Kosovës.

Edhe njëri nga viktimat ndodhet në QKUK, gjithashtu nën mbikëqyrje policore, ndërsa sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e rëndë, transmeton Zeri.info.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, ku është konfiskuar edhe vetura në të cilën dyshohet se ka ndodhur rasti.

Sipas njoftimit, në rast dyshohet se është përdorur edhe një armë.

Me vendim të prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes janë duke vazhduar.

Raporti i plotë i Policisë për rastin:

Rr. “Papa Gjon Pali”, Prishtinë, 18.06.2026 – 19:00. Dy viktimat meshkuj kosovarë, kishin pësuar lëndime si pasojë e sulmit nga i dyshuari mashkull kosovar. Pas një kohe është lokalizuar i dyshuari, i cili kishte pasur një plagë në këmbë dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në rast dyshohet se është përdorur një armë. Njëri nga viktimat dhe i dyshuari gjenden në QKUK nën mbikëqyrje të Policisë për shkak të lëndimeve dhe sipas mjekut viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, është konfiskuar vetura në të cilën kishte ndodhur rasti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.