Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
Kronika
June 20, 2026 - 09:13
Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në Luginën e Diellit të Zveçanit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë dative 18 dhe 19 qershor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante policore dhe mjeku kujdestar.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.