Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë [Video]
Policia e Krujës ka vendosur në pranga 21-vjeçarin Marvin Ferra, i dyshuar për grabitje të një pike karburanti dhe për një tjetër ngjarje të armatosur me qëllim vjedhjeje.
Sipas policisë, Ferra ka kryer grabitjen e pikës së karburantit në fshatin Krastë më datë 15 qershor.
Po ashtu, më datë 19 qershor ai ka hyrë i maskuar dhe i armatosur me armë zjarri automatike në oborrin e shtetases M.K. në fshatin Radë, me qëllim vjedhjen e saj.
Gjatë operacionit policor për kapjen e tij, 21-vjeçari ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga forcat e Policisë së Krujës rreth 300 metra larg vendit të ngjarjes.
Në cilësinë e provave materiale, policia ka sekuestruar dy armë zjarri automatike dhe një pushkë që posedonte i arrestuari, ndërsa vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e dy ngjarjeve.
Njoftimi i plotë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë ka arrestuar 21-vjeçarin Marvin Ferra i cili vodhi më 15 qershor një pikë karburanti në Krastë. Po ashtu i riu rezulton se me date 19 qershor ka hyrë i maskuar dhe më armë zjarri automatike në oborrin e shtetases M.K në fshatin Radë për ta vjedhur.
Gjatë operacionit për kapjen e tij 21-vjeçari ka tentuar ti largohet forcave të policisë por është neutralizuar 300 metra larg vendit të ngjarjes nga Policia e Krujës.
Ndërkohë policia ka sekuestruar dhe dy armë zjarri tip automatik dhe pushkë që posedoheshin nga i riu.