Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje në Prishtinë, Policia ua sekuestron pasaportat
Njësitet policore kanë ndërhyrë pas raportimit për një rrahje në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, ku kanë shoqëruar tre shtetas të huaj të përfshirë në konflikt mes vete.
Sipas njoftimit të PK-së bëhet e ditur se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 04:15, në rrugën “ Lidhja e Pejës” në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë / 13.06.2026-04:15. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një rast rrahje kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur dhe shoqëruar tre të dyshuar shtetas të huaj, të cilët ishin përfshirë në rrahje në mes vete. Palët e përfshira në rast pasi kanë pranuar tretman mjekësor janë intervistuar, dhe në konsultim me prokurorin u janë sekuestruar pasaportat për verifikim të hyrje-daljeve dhe leje qëndrimeve të tyre në Kosovë, dhe më pas të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri