Humb jetën tragjikisht një 33-vjeçar nga Suhareka

Humb jetën tragjikisht një 33-vjeçar nga Suhareka

Kronika June 12, 2026 - 08:14

Një 33-vjeçar nga Suhareka ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti të ndodhur të enjten, më 11 qershor.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të kushëririt tonë, Flori Bytyqi, në moshën 33-vjeçare, si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi sot, më 11 qershor”.

“Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, të afërmit, miqtë dhe mbarë familjen Bytyqi”, thuhet më tej në njoftim.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë të ditura, derisa jemi në pritje të detajeve të rastit nga Policia e Kosovës. /Zëri

Image