U rrëzua nga pema, suharekasi vdes në QKUK
Kronika
June 12, 2026 - 10:47
Një person ka humbur jetën pasi ishte lënduar rëndë pas një rrëzimi nga një pemë në Suharekë.
Sipas raportimeve, rasti ka ndodhur më 11 qershor 2026, ku viktima fillimisht ishte dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa më pas ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të specializuar, transmeton Zeri.info.
Rreth orës 21:15, nga QKUK-ja është konfirmuar se viktima ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda të marra nga rënia në lartësi prej rreth 5–6 metrash.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. /Zëri