Hidhet granatë dore në oborrin e një shtëpie në Deçan, i dyshuari në arrati

Hidhet granatë dore në oborrin e një shtëpie në Deçan, i dyshuari në arrati

Kronika June 10, 2026 - 09:54

Një person ka raportuar në Polici se në oborrin e shtëpisë së tij është hedhur një granatë dore, në një incident që ka ndodhur në Deçan.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 9 qershor 2026, rreth orës 05:39. Viktima, një mashkull kosovar, ka deklaruar se një i dyshuar mashkull kosovar ka hedhur granatën në oborrin e shtëpisë së tij.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar, transmeton Zeri.info.

Policia bën të ditur se i dyshuari ndodhet në kërkim, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Raporti i plotë:

Deçan / 09.06.2026 – 05:39. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së tij. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar.