Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasje në Gjakovë
Kronika
June 08, 2026 - 09:39
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Gjakovë, ku pas një përleshjeje ka mbetur i vrarë një person.
I dyshuari është arrestuar në po të njëjtën ditë, kurse sot Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ai është ndaluar fillimisht për 48 orë, raporton Zeri.info.
“Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast për shkak të veprës penale ‘Vrasja e rëndë’, sipas Kodit Penal të Kosovës.
Është arrestuar personi i dyshuar me inicialet I.S. dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.
Brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim. /Zëri