Fushë-Kosovë: Shkel urdhrin mbrojtës, kanos ish-gruan përmes rrjeteve sociale
Foto: Ilustrim

Fushë-Kosovë: Shkel urdhrin mbrojtës, kanos ish-gruan përmes rrjeteve sociale

Kronika June 14, 2026 - 09:14

Një burrë nga Kosova dyshohet se ka kanosur përmes rrjeteve sociale një grua ndaj së cilës kishte urdhër mbrojtës nga gjykata.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:28 në Fushë-Kosovë, raporton Zeri.info.

"Fushë Kosovë 13.06.2026, 16:28. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me urdhër mbrojtës ndaj viktimës femër kosovare, e ka kanosur të njëjtën përmes rrjeteve sociale. Lidhur me rastin viktima së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore. Rasti në procedurë hetimore|, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri