Tre të lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe veturës në Shtime
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes një kamioni dhe një veture në fshatin Carravelë të Shtimes.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili ka bërë të ditur se nga ky aksident janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“Aksident trafiku në magjistralen në fshatin Carralevë të Shtimes –tre persona të lënduar Më 05.06.2026, rreth orës 14:00, në magjistralen që kalon në fshatin Belincë të Shtimes, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një kamioni dhe një veturë me targa vendore. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Veseli. /teve1