Arrestohen katër persona për shitblerje të narkotikëve, konfiskohen armë dhe para të gatshme
Foto: Ilustrim/ Laura Hasani

Arrestohen katër persona për shitblerje të narkotikëve, konfiskohen armë dhe para të gatshme

Kronika June 05, 2026 - 13:05

Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në kuadër të veprimeve policore për hetimin dhe parandalimin e trafikimit me narkotik, sot (e premte) sipas Urdhëresës së Gjykatës Themelore Gjakovë ka realizuar bastisje në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të disa personave të dyshuar në qytetin e Gjakovës.

Gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar;
- Substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë në peshë rreth 293.96 gramë,
- Substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë në peshë rreth 124 gramë,
- Substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë rreth 13 gramë,
- Substancë e dyshuar narkotike (lloji i panjohur) në peshë rreth 116 gramë,
- Një armë zjarri e shkurtër me dy fishekë,
- Një pushkë ajrore pa numër serik,
- 90 fishekë kalibër të ndryshëm,
- Para të gatshme në shumë 6536.76 €, 474 dollarë amerikanë dhe 60 franga zvicerane, si dhe
- Pesë telefona mobilë të llojeve të ndryshme.

“Katër personat e dyshuar janë arrestuar dhe shoqëruar pranë zyrave të DHTN-së në Gjakovë për intervistim nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ndaj tyre ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48/h”, thuhet tutje në njoftim.