Dy të lënduar nga një vetaksident në Prishtinë, vetura përfundon në lokal

Dy të lënduar nga një vetaksident në Prishtinë, vetura përfundon në lokal

Kronika June 05, 2026 - 13:25

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë një veturë ka përfunduar në një lokal.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha për Zeri.info se si pasojë e vetaksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Mbrëmë rreth orës 23:30, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha Ahmeti. /Zëri