65 aksidente gjatë 24 orëve, 14 persona të arrestuar në Kosovë
Kronika
June 05, 2026 - 09:48
Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Sipas të dhënave nga PK-ja, në vend kanë ndodhur 65 aksidente, ku 26 me të lënduar, kurse 39 me dëme materiale.
Gjatë këtyre orëve 14 persona janë arrestuar, kurse 12 janë në mbajtje.
Në kuadër të aktiviteteve për sigurinë rrugore, policia ka shqiptuar gjithsej 2.132 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve. /Zëri