Ngjarje e rëndë në Obiliq, foshnja dërgohet pa shenja jete në QMF
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në fshatin Plemetin të Obiliqit, ku ka vdekur një foshnjë.
Foshnja u dërgua nga familjarët në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prilluzhë të Vushtrrisë.
Më pas nga mjeku kujdestar u konstatua se e njëjta nuk kishte shenja jete.
Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet.
Së pari rasti u raportua në Stacionin Policor të Vushtrrisë, derisa me të njëjtin do të vazhdojë të merret Stacioni Policor në Obiliq ku edhe do të zhvillohen hetimet lidhur me rastin.
Organet e rendit i kanë intervistuar edhe familjarët.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Trup i pajetë – Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet pas ekzaminimeve mjekoligjore.