Edhe një aksident me fatalitet – vdes një 60-vjeçar në Koshare të Ferizajt
Foto: Laura Hasani

Edhe një aksident me fatalitet – vdes një 60-vjeçar në Koshare të Ferizajt

Kronika May 18, 2026 - 12:50

Një person i moshës 60-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhur mesditën e sotme në fshatin Koshare të Ferizajt.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura me targa vendore.

“Sot rreth orës 12:15 kemi pranuar informatën se në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, mashkull, i moshës 60 vjeç, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ndërkohë, sot, në orët e para të mëngjesit si pasojë e një vetaksidenti në Dollc të Klinës ka humbur jetën edhe një 40-vjeçar, si dhe mbetën të lënduar katër persona të tjerë.

Image