Kapet sasi e madhe e vajit motorik të kontrabanduar nga Serbia në Podujevë, intervistohet i dyshuari
Kronika
May 20, 2026 - 10:03
Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në fshatin Herticë të Podujevës, ku është ndaluar një traktor me rimorkio, i ngarkuar me 161 bidonë, që përmbanin gjithsej 2 mijë e 898 litra vaj motorik të kontrabanduar nga Serbia.
Sipas njoftimit të Policisë, malli i konfiskuar është dërguar në terminalin doganor në Merdar, ku Dogana e Kosovës do të vazhdojë procedurat e mëtejme doganore, raporton Zeri.info.
“Me autorizim të prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për veprat “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare” dhe “Kontrabandim me mallra”. Ndërsa personi i dyshuar, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri