Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë
Kronika
May 20, 2026 - 08:27
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në New York, ku një grua shqiptare humbi jetën pasi ra në një pusetë të pambuluar në mes të rrugës.
Viktima është identifikuar si Donika Gocaj, 56 vjeçe, residente në Briarcliff Manor. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 23:19 të së hënës pranë Fifth Avenue në Manhattan, raporton Top Channel.