Përmbyset vetura pas një aksidenti në Korçë, lëndohet një person
Kronika
June 09, 2026 - 20:29
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë – Maliq, në afërsi të fshatit Çiflig.
Sipas pamjeve të A2 CNN shihet se një automjet është përmbysur.
Si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.