Gjendet pa shenja jete një 52-vjeçar në Suharekë, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë

Gjendet pa shenja jete një 52-vjeçar në Suharekë, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë

Kronika May 08, 2026 - 12:06

Një person mashkull rreth 52 vjeç është gjetur pa shenja jete të enjten në Suharekë, ndërsa rasti po trajtohet nga autoritetet si vdekje e dyshimtë.

Policia ka thënë se sot rreth orës 08:20 është pranuar informacion nga Emergjenca në Qendrën Komunale të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë se një person ishte dërguar pa shenja jete.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku nga personeli mjekësor është konfirmuar vdekja e tij. Në vendin e ngjarjes janë vërejtur rrethana që kanë ngritur dyshime për një vdekje të dyshimtë.

Në konsultim me prokurorin e Shtetit, janë nisur hetimet dhe janë siguruar prova materiale si dhe janë intervistuar dëshmitarë të mundshëm. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Zëri