Arrestohet një person në Shtime, sulmoi fizikisht nënën e tij
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një person në Shtime, sulmoi fizikisht nënën e tij

Kronika May 07, 2026 - 18:24

Një person është arrestuar në Shtime, nën dyshimet për sulm, kanosje dhe dhunë në familje.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se rasti është raportuar më 7 maj 2026, rreth orës 13:20, në stacionin policor në Shtime, ku një grua ka deklaruar se ishte viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes nga djali i saj.

Bëhet e ditur se viktima kishte pranuar edhe trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, pas lëndimeve të pësuara.

I dyshuari, një mashkull 24-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.