E rëndë në Ferizaj: Foshnja lindet në tualet të Emergjencës, vdes pas pak
Kronika
May 07, 2026 - 08:56
Një rast i rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku është raportuar se një grua ka lindur foshnjën e saj në tualetin e Emergjencës së këtij qyteti.
Rasti nga Policia është cilësuar si “Vrasje e foshnjës gjatë lindjes”, raporton Zeri.info.
“Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara femër kosovare vazhdon trajtimin mjekësor”, thuhet në raportin ditor. /Zëri