Vrasja e 30-vjeçarit, Spitali i Gjakovës: Viktima u pranua pa shenja jete

Vrasja e 30-vjeçarit, Spitali i Gjakovës: Viktima u pranua pa shenja jete

Kronika May 05, 2026 - 13:35

Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka dalë me një njoftim rreth vrasjes së të riut, Rexhë Brahimaj.

Përmes njoftimit zyrtar në rrjetin social Facebook, spitali njofton se viktima kishte mbërritur në spital rreth orës 02:35, por pa shenja jete.

“Menjëherë janë ndërmarrë masat reanimatore nga ekipi mjekësor në Emergjencë, por pa rezultat. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar në orën 03:10. Rasti është duke u trajtuar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së të ndjerit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Spitalit, pa ndërhyrje:

Ju njoftojmë se sot, rreth orës 02:35 të mëngjesit, një pacient është sjellë me autoambulancë nga Urgjenca e qytetit të Gjakovës, në Emergjencën e Spitalit.

Gjatë pranimit, pacienti ka qenë pa shenja jete.

Menjëherë janë ndërmarrë masat reanimatore nga ekipi mjekësor në Emergjencë, por pa rezultat.

Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar në orën 03:10.

Rasti është duke u trajtuar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit.

Ia shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së të ndjerit.