Vrasja në Gjakovë, Prokuroria jep detaje
Foto: Zëri / Ilustrim

Vrasja në Gjakovë, Prokuroria jep detaje

Kronika May 05, 2026 - 12:13

Një person është vrarë me thikë në Gjakovë në orët e para pas mesnatës së sotme, shkruan Zeri.info.

Prokuroria Themelore e Gjakovës, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se i dyshuari pasi është vetëdorëzuar në Polici, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Prokuroria ka njoftuar se ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Njoftimi i plotë i Prokurorisë, pa ndërhyrje:

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasje në Gjakovë

Gjakovë, 5 maj 2026 - Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se sot, më datë 5 maj 2026, është raportuar për një vrasje në Gjakovë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Është arrestuar personi i dyshuar me inicialet Q.S. Me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me këtë rast. /Zëri