Hajnat futen brenda një banese në Prishtinë - vjedhin para, stoli ari dhe çanta

Hajnat futen brenda një banese në Prishtinë - vjedhin para, stoli ari dhe çanta

Kronika May 05, 2026 - 09:35

Një rast i vjedhjes është raportuar së fundmi në Prishtinë.

Policia njofton përmes raportit se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda banesës së një burri dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe disa çanta.

Rasti ka ndodhur në “Rrugën C”.

“Rr. C, Prishtinë / 01-04.05.2026. Më 04.05.2026 është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në banesën e tij dhe aty kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe disa çanta. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”.