Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, i dyshuari në arrati
Foto: Laura Hasani

Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, i dyshuari në arrati

Kronika May 03, 2026 - 10:40

Një rast i armëmbajtjes pa leje dhe përdorimit të armës së zjarrit është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Lipjan, rreth orës 21:00.

Sipas dëshmisë së një qytetari, një person i panjohur kishte hyrë në oborrin e fqinjit të tij, ku më pas e kishte kërcënuar dëshmitarin duke i thënë të largohej nga vendi.

I dyshuari dyshohet se ka shtënë tri herë me armë zjarri në ajër, përpara se të largohej në drejtim të panjohur.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm si prova materiale.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, ndërsa rasti është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”.