Kapen hajnat e targave të veturave në Prishtinë
Kronika
May 03, 2026 - 10:11
Një rast i vjedhjes ka ndodhur të premten e 1 majit në Prishtinë.
Sipas policisë, rreth orës 03:47 në rrugën “Nazim Gafurri”, dy persona dyshohet se kanë vjedhur targat e një veture.
Të njëjtit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje
“Janë arrestuar dy të dyshuar m/k për shkak se të njëjtit kishin vjedhur targat e një veture. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar.