Të shtëna me armë në një dasmë në Vushtrri, arrestohet një person

Të shtëna me armë në një dasmë në Vushtrri, arrestohet një person

Kronika May 03, 2026 - 09:40

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në një dasmë në Vushtrri, ku është arrestuar një person.

Policia ka bërë të ditur se te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë, një fishek dhe gjashtë gëzhoja.

“Raportohet për të shtëna me armë zjarri në një aheng-dasme, është arrestuar një person i dyshuar m/k i cili dyshohet që ka shtënë me armë zjarri. Në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit Zaraki, një  fishek dhe gjashtë gëzhoja të kalibrit 9 mm”.

“Pas intervistimit i dyshuari me vendim të Prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.