SPAK-u dërgon në gjykatë shtetasin rus për kërcënim me bombë në aeroportin e Rinasit
SPAK-u ka përfunduar hetimet dhe dërguar në gjykatë dosjen ndaj një shtetasi rus, i akuzuar për kërcënimin e shpërthimit të një bombe në aeroportin e Rinasit.
Vladislav Urban, 44 vjeç, është marrë i pandehur për “kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, raporton A2CNN.
Sipas SPAK-ut, në shkurt 2023 rusi ka dërguar një mail në adresën e Shefit Operacional të Rinasit, ku kërcënonte me shpërthimin e një bombe nëse qeveria Shqiptare nuk njeh Kosovën si Serbi, si edhe pretendonte te kishte marrë peng 2 shqiptare.
Nga hetimi i rastit rezultoi se maili ishte dërguar nga rusi Urban, rezident në Selanik. Pas shkëmbimit të informacionit me palën greke dhe kontrollit, rezultoi se 44-vjeçari nuk kishte marrë njeri peng, ndërsa kishte edhe precedentë të mëparshëm në dërgimin e maileve kërcënuese.